Portugali vs Luksemburg

Fiton Portugalia, koeficient 1.10

Kombëtarja portugeze ka fituar 4 ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2022. Të zotët e shtëpisë gjithashtu kanë mbajtur të paprekur rrjetën në 2 prej këtyre takimeve. Luksemburgu është një kundërshtar tepër modest, dhe CR7 me shokë nuk pritet të kenë probleme përballë tyre. Portugalia ka fituar 11 ndeshjet e fundit direkte me Luksemburg, dhe ka ruajtur të paprekur portën në 9 prej këtyre sfidave.

Angli vs Hungari

Shënohen mbi 2.5 gola, koeficient 1.65

Anglia ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në grupin e saj kualifikues. Ndërkohë nga ana tjetër, Hungaria ka humbur 3 nga 4 takimet e fundit, dhe për më shumë, u mposht në shtëpinë e saj me rezultatin 4-0 nga "3 Luanët", në përballjen e parë direkte mes 2 ekipeve. Të zotët e shtëpisë kanë regjistruar mesatarisht, mbi 3 gola për ndeshje këtë fushatë kualifikuesesh. Për të besuarit e Southgate, fitorja është i vetmi rezultat i pranueshëm në këtë përballje.

Lituani vs Zvicër

Fiton Zvicra, koeficient 1.20

Përfaqësuesja zviceriane ende nuk e ka provuar shijen e humbjes në këto kualifikuese. Të besuarit e Vladimir Petkovic kanë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime. E rëndësishme të theksohet është fakti se zvicerianët kanë fituar të gjitha përballjet direkte me Lituaninë. Këta të fundit ndërkohë kanë regjistruar 9 humbje në 10 ndeshjet e fundit, duke përfshirë këtu disfatën 1-0 ndaj Zvicrës në sfidën e parë direkte. Duke thënë këto, pritet që miqtë të dominojnë edhe në këtë lojë.

Parashikime të tjera, Kualifikueset Botërori 2022 (12 Tetor)

Kompanitë e basteve me koeficientët më të mirë!

Merr parashikime ndeshjesh në inbox!