Portugali vs Maqedoni e Veriut

Shënohen mbi 2.5 gola, koeficient 1.66

Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në shtëpi, Portugalia ka shënuar të paktën 2 gola në çdo takim. Megjithatë, portugezët kanë pësuar gol në 3 nga 5 përballjet e fundit në fushën e tyre. Maqedonia e Veriut nga ana tjetër pësoi 8 gola në 3 ndeshje gjatë Europianit verën e kaluar. Miqtë arritën të shokonin duke eleminuar Italinë nga finalet e Botërorit, dhe mund të bëjnë një tjetër surprizë, por Portugalia mbetet favorite e fortë për të avancuar më tej.

Poloni vs Suedi

Shënojnë të dyja skuadrat, koeficient 2.05

Në 12 nga 14 ndeshjet e fundit të Polonisë , si ata, ashu dhe kundërshtarët e tyre kanë gjetur rrugën e rrjetës. Suedia nga ana tjetër ka shënuar gol në 13 nga 16 takime të zhvilluara vitin që lamë pas. Këtu përfshihet dhe një fitore 3-2 ndaj Polonisë në Europian. Të zotët e shtëpisë kanë fituar vetëm 3 nga 8 takimet e fundit në shtëpi. Përballja është e fortë dhe në fund të saj Robert Lewandowski ose Zlatan Ibrahimovic do të humbasë shansin për të luajtur në Katar 2022.

Senegal vs Egjipt

Fiton Senegal, koeficient 1.83

Kombëtarja e Senegalit ka fituar 3 nga 4 përballjet e fundit direkte me Egjiptin. Këta të fundit ndërkohë, në ndeshjet me eleminim direkt në AFCON, kanë avancuar vetëm pas kohës shtesë. Në 8 nga 10 takimet e fundit të Senegalit janë shënuar gjithsej më pak se 2.5 gola për ndeshje. Të zotët e shtëpisë mbeten favoritë kryesorë në përballjen me egjiptianët, por sfida pritet të jetë mjaft e luftuar. 

Parashikime të tjera

Kompanitë e basteve me koeficientët më të mirë!