Kroaci vs Sllovaki
Barazim ose fiton Sllovakia, koeficient 2.62
Kombëtarja e Sllovakisë ia ka dalë të shmangë humbjen në 2 nga 3 ndeshjet e zhvilluara në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Megjithëse kroatët luajnë në shtëpi dhe janë favoritë, miqtë do të provojnë fatin e tyre. Sidomos duke marrë parasysh se në përballjen e fundit direkte me Kroacinë, ishin vetëm 4 minuta larg marrjes së një barazimi. Sllovakët nuk kanë një sulmues klasi, që të konvertojë shancet e krijuara në gol, por do të tentojnë të surprizojnë.
Bjellorusi vs Republika Çeke
Fito Republika Çeke, koeficient 1.25
Bjellorusia ka humbur 6 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar, dhe ka pësuar gol në 9 përballjet e fundit në arenën ndërkombëtare. Republika Çeke ndërkohë, jo vetëm që ka një rekord më të mirë, por triumfoi dhe në përballjen e parë direkte me Bjellorusinë, duke mbajtur të paprekur portën e vet. Duke qenë se miqtë janë ende në garë për kualifikimin, fitorja përballë bjellorusëve nuk mund të vihet në diskutim.
Maqedoni e Veriut vs Gjermani
Fiton Gjermania, koeficient 1.20
Fitorja 2-1 përballë Rumanisë ditën e premte gati ka siguruar kualifikimin në Botëror, për kombëtaren gjermane, e cila gjendet në krye të grupit J, me 6 pikë diferencë nga Maqedonia e Veriut. Kjo e fundit mban vendin e dytë në grup, por Armenia në vendin e tretë ka po 12 pikë sa maqedonasit. Kjo do të thotë se të zotët e shtëpisë duhet të bëjnë më të mirën dhe përballë gjermanëve. Por, diferencat janë shumë të mëdha mes përfaqësueseve, dhe ky mbetet një mision i vështirë.
No comments:
Post a Comment