[New post] Parashikime ndeshjesh, Spanish Segunda Division 10.10.2021
Baste Sportive posted: " FC Cartagena vs UD Ibiza Barazim, koeficient 3.00 Që prej ngjitjes në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, skuadra e Ibiza ka humbur vetëm 1 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në kampionat. Gjithsesi, 5 prej këtyre takimeve kanë përfunduar në barazim."
Që prej ngjitjes në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, skuadra e Ibiza ka humbur vetëm 1 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në kampionat. Gjithsesi, 5 prej këtyre takimeve kanë përfunduar në barazim. Ndërkohë nga ana tjetër, Cartagena ka pësuar humbje në 3 nga 4 përballjet e fundit. Avantazhi i këtyre të fundit është se ndeshja luhet në shtëpi, dhe të besuarit e Luis Miguel Carrion, do të kenë suportin e tifozëve vendas. Gjithsesi, përballja pritet të jetë mjaft e luftuar.
Fuenlabrada vs Leganes
Barazim, koeficient 2.90
Fuenlabrada ka humbur vetëm 1 nga 7 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar. Gjithsesi, 4 prej këtyre takimeve kanë përfunduar në barazim. Ndërkohë Leganes gjithashtu ka shfaqur formë të mirë në kampionat. Edhe në renditjen e përgjithshme, skuadrat nuk gjenden larg njëra tjetrës, me Fuenlabrada në vendin e 12 dhe Leganes në vendin e 16, por gjithsesi, ekipet i ndan vetëm 1 pikë. Derbi madrilen gjithmonë ofron spektakël, por kësaj rradhe pritet një rezultat i ngushtë.
Alcorcon vs Burgos
Shënohen mbi 2.5 gola (JO), koeficient 1.53
Si Alcorcon, ashtu dhe Burgos, kanë dështuar të shënojnë në 5 nga 8 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në kampionat. Në 6 nga 8 sfidat e zhvilluara të Burgos në Segunda Liga, janë shënuar më pak se 2.5 gola për takim. Ndërkohë Alcorcon ka humbur 7 dhe ka fituar vetëm 1 takim në kampionat. Pavarësisht kësaj, të zotët e shtëpisë janë lehtësisht favoritë në letër sipas kuotimeve. Kjo gjë mund të duket e çuditshme, duke qënë se Alcorcon mban vendin e fundit në kampionat.
Parashikime të tjera, Segunda Liga, Nations League, Kualifikueset Botërori (10 Shtator)
No comments:
Post a Comment