Baste Sportive posted: " Suedi vs Spanjë Shënojnë të dyja skuadrat, koeficient 2.00 Në 8 nga 11 ndeshjet e fundit kompetitive të kombëtares spanjolle, si ata, ashtu dhe kundërshtarët e tyre kanë gjetur rrugën e rrjetës. Për më shumë, spanjollët kanë barazuar 6 nga 8 takime"
Në 8 nga 11 ndeshjet e fundit kompetitive të kombëtares spanjolle, si ata, ashtu dhe kundërshtarët e tyre kanë gjetur rrugën e rrjetës. Për më shumë, spanjollët kanë barazuar 6 nga 8 takimet e fundit që kanë zhvilluar. Dy përballjet e fundit direkte mes Suedisë dhe Spanjës kanë përfunduar në barazim, dhe nuk është aspak surprizë nëse shohim të njejtin rezultat dhe këtë herë. Me Suedinë kokëforte në mbrojtje, ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar.
Itali vs Bullgari
Fiton Italia, koeficient 1.15
Italia vjen si favorite absolute në përballjen me Bullgarinë, teksa italianët kanë 34 ndeshje pa pësuar humbje. Kësaj rradhe, të besuarit e Roberto Mancinit kanë shancin të barazojnë rekordin botëror për më shumë ndeshje ndërkombëtare pa pësuar humbje, që mbahet njëkohësisht nga Brazili dhe Spanja. Ndërkohë Bullgaria, nuk ka fituar asnjë ndeshje në transfertë prej gati tre vitesh në arenën ndërkombëtare.
Hungari vs Angli
Fiton Anglia, koeficient 1.40
Kombëtarja angleze nuk ka humbur asnjë pikë nga 3 përballjet e para kualifikuese të grupit I, duke treguar forcën dhe karakterin e lojtarëve të saj në çdo takim. "3 Luanët" kanë regjistruar 11 fitore në 13 ndeshjet e fundit, dhe vetëm 1 humbje. Hungaria ndërkohë nuk zotëron të njejtën organikë lojtarësh që kanë në dispozicion anglezët. Për më shumë, të zotët e shtëpisë kanë mungesa kyçe në mbrojtje, dhe kjo gjë pritet të reflektohet në fushën e blertë.
No comments:
Post a Comment