[New post] Parashikime ndeshjesh, Champions League 10.08.2021
Baste Sportive posted: " Shakhtar Donetsk vs Genk Fiton Shakhtar Donetsk, koeficient 1.75 Skuadra e Shakhtar Donetsk ia doli të fitonte 2-1 përballjen e parë me Genk, e vlefshme për kualifikueset e Champions League. Ukrainasit kanë çdo gjë në dorë për të mbyllur çështjen e"
Skuadra e Shakhtar Donetsk ia doli të fitonte 2-1 përballjen e parë me Genk, e vlefshme për kualifikueset e Champions League. Ukrainasit kanë çdo gjë në dorë për të mbyllur çështjen e kualifikimit në shtëpi me një tjetër fitore. Megjithatë, të zotët e shtëpisë pësuan një humbje në stadiumin e tyre përballë Oleksandriya në fundjavë. Gjithsesi, duket se për kampionët e Ukrainës ky ishte thjesht një episod. Ndërkohë Genk ka një rekord të mirë në transfertë në kampionat, por në Europë belgët kanë hasur vazhdimisht probleme.
Slavia Prague vs Ferencvarosi TC
Fiton Slavia Prague, koeficient 1.40
Slavia Prague duhet të përmbysë humbjen 2-0 të takimit të parë, për t'u kualifikuar përballë hungarezëve të Ferencvarosi. Kampionët e Çekisë ishin të pafatë në ndeshjen e parë, teksa dominuan pjesën më të madhe të sfidës, por Ferencvarosi ia doli të shënonte 2 gola në vetëm 3 goditje në portë. Gjithsesi, këtë rradhë çekët janë favoritë të fortë për të fituar takimin, duke marrë parasysh rekordin mjaft të mirë që kanë regjistruar gjatë takimeve në shtëpi.
Monaco vs Sparta Prague
Shënojnë të dyja skuadrat, koeficient 1.83
Në 12 nga 20 ndeshjet e fundit të Monaco në Ligue 1, si ata, ashtu dhe kundërshtarët e tyre kanë gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkohë nga krahu tjetër, në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në transfertë të Sparta Prague, të dyja ekipet kanë gjetur golin. Francezët vijnë në këtë përballje si favoritë për të arritur kualifikimin, megjithatë, Sparta Prague ka treguar disa herë se di të surprizojë.
Parashikime të tjera, Champions League, Europa League (10 Gusht)
No comments:
Post a Comment